Pse Mein Büro Online GmbH?
Flasim shqip dhe gjermanisht. Shpjegojmë çdo procedurë pa keqkuptime dhe kuptojmë biznesin tuaj familjar.
Dërgoni faturat thjesht përmes WhatsApp ose Nextcloud. Pa letër, pa humbje kohe, kudo që ndodheni
Llogaritje e saktë e rrogave (Baulohn) dhe mbrojtje e plotë në kontrollet e doganës (Zoll/FKS).
Menaxhim i saktë i arkës (TSE-Pflicht), regjistrim i konsumit dhe ndryshimeve të TVSH-së (Umsatzsteuer).
Ne marrim përsipër shkresat dhe komunikimin me zyrat gjermane (Finanzamt, Krankenkassen).
Mbrojtje nga Gjobat
Ju kujtojmë paraprakisht për çdo afat dhe pagesë. Jemi mburoja juaj aktive ndaj sanksioneve administrative.
Sistemi juaj digjital për oferta, fatura dhe menaxhimin e klientëve – i thjeshtë dhe i konfiguruar nga ne.
Mbi 20 vite përvojë në IT dhe kaufmankisht. Partneri juaj i qëndrueshëm në Gjermani që nga viti 2017.
SIGURIA & KONFIDENCIALITETI
Mbrojtje maksimale. Konformitet i plotë me GDPR.


Dy Botë. Një Bashkëpunim i Përsosur.
Ne besojmë se prezenca në internet duhet të jetë më shumë se thjesht një faqe interneti. Prandaj, ne ndërtojmë një urë të fortë midis përvojës sonë shumëvjeçare kaufmanike dhe strukturës së lartë të sistemit IT. Nuk ofrojmë platforma të thjeshta dhe të zëvendësueshme, por hapësira digjitale me thellësi reale të procesit.
Saktësia Kaufmanike: Nën drejtimin e Azemine Istogu-Haase me përvojë të gjatë në fushën e kontabilitetit, rrogave dhe menaxhimit të zyrave, ne njohim saktësisht pikat problematike të bizneseve tuaja.
Infrastrukturë e Sigurt IT: Nën drejtimin e Uwe Haase me përvojë dhjetëravjeçare në sisteme të mëdha të IT-së (ndër të tjera në IBM), për të krijuar sisteme të mbyllura, autonome dhe të sigurta për ju.
Rezultati:Një mjedis digjital pune që punon me saktësi gjermane dhe mbron plotësisht suksesin e biznesit tuaj.
Ne flasim gjuhën tuaj. Zyra juaj digjitale – kudo me vete, e thjeshtë dhe e sigurt.

KONTAKTI
+49 (208) 2079 0120
* Unsere Dienstleistungen im Bereich der Buchhaltung umfassen ausschließlich das Buchen laufender Geschäftsvorfälle, deren Erfassung im Rahmen mechanischer Arbeitsgänge sowie die laufende Lohnabrechnung und das Fertigen der Lohnsteuer-Anmeldungen gemäß § 6 Nr. 3 und 4 StBerG. Wir bieten keine Steuerberatung oder Rechtsberatung an.
* Shërbimet tona në fushën e kontabilitetit përfshijnë ekskluzivisht regjistrimin (buchen) e transaksioneve të rregullta tregtare, përpunimin e tyre përmes proceseve mekanike, si dhe llogaritjen e rregullt të rrogave dhe përgatitjen e deklaratave të tatimit mbi rrogën në përputhje me § 6 Nr. 3 dhe 4 të Ligjit Gjerman për Konsulencën Tatimore (StBerG). Ne nuk ofrojmë konsulencë tatimore apo ligjore.